Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj jep dorëheqjen nga drejtimi i degës së demokratëve në Durrës. Dorëheqja e tij vjen pas zgjedhjes së Xhaferrajt si deputet. Sipas statutit të PD-së, ata të cilët marrin mandatin e deputetit nuk mund të jenë kryetar dege.
Mësohet se Luan Hoti do të jetë kryetari i ri i PD-së në Durrës.
Sipas burimeve nga PD, Xhaferaj ka dorëzuar dorëheqjen që në muajin korrik, kjo në bazë të rregullores e cila përcakton se cilido kryetar dege që kandidon për deputet, s’mund të ushtrojë më funksionin e kryetarit të degës, teksa është firmosur tani nga kreu i PD.
Hoti është emëruar në këtë detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të demokratëve në Durrës duke zëvendësuar kështu deputetin Ferdinand Xhaferaj .
/Priza.al/