Ajo sapo ka shkuar në Australi dhe aktualisht po përfundon izolimin e saj në shtëpi me të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi.
Dhe për të kaluar kohën në karantinë, Rita Ora përzgjodhi një sërë fotografish rrëqethëse për t’i postuar në faqen e saj në Instagram për ndjekësit e saj të mërkurën. Këngëtarja 31 vjeçe, tregoi figurën e saj trupore të pabesueshme, teksa pozoi e zhveshur në një dhomë garderobe, shkruan DailyMail.
Rita e mbuloi modestinë e saj me krahun e saj teksa pozoi tërësisht e zhveshur, ndërsa në dhomë mund të shiheshin veshje të tjera të hedhura. Rrobat e këngëtares së hitit “Anywhere” u shpërndanë nëpër dysheme ndërsa ajo provonte sende në dhomën e zhveshjes së dyqanit.
Rita shfaqi edhe një herë linjat e saj trupore në një fotografi nga një stërvitje, ku kishte veshur një bluzë ngjyrë vjollce.
Këngëtarja me origjinë shqiptare zbuloi barkun e saj të tonifikuar në një ‘selfie’ në pasqyrë, e cila ishte realizuar në një palestër teksa punonte për fizikun e saj të skalitur.
Në një tjetër paraqitje, ajo ishte duke u kujdesur nga një skuadër e makijazhit, e veshur me një fustan të markës “Prada”.
Të mërkurën, Rita dhe Taika u fotografuan në karantinë në shtëpi në një postim të shpërndarë nga trajneri i saj personal Jono Castano, i cili po i udhëhiqte ata gjatë një seance trajnimi në ‘Zoom’.
Artistja shqiptaro-britanike djersiti së bashku me regjisorin me prejardhje nga Zelanda e Re, 46 vjeç dhe një mikeshë gjatë stërvitjes së tyre.
Rita ndodhet në Australi për të shoqëruar Taikan ndërsa ai vazhdon punën në disa filma të ardhshëm, duke përfshirë “Thor: Love and Thunder” i cili është në fazën e post-produksionit.
/Burimi: Daily Mail/ Pwrshtati: Priza.al/