LSI-ja merr goditjen e fortë tre javë para zgjedhjeve. Njihuni me dy figurat e njohura që iu bashkuan PS-së

Teksa na ndajnë vetëm 3 javë nga zgjedhjet, nuk po ndalen largimet nga LSI-ja. Në ditët e fundit të fushatës elektorale, dy emra i janë bashkuar PS-së. Së fundmi janë larguar nga LSI-ja për t’ju bashkuar PS-së, ish-kryetarja e LSI-së për Bashkinë Poliçan, Vjollca Lulaj si dhe Klaudio Kumani kryetari i LSI-së i rajonit 3 në Bashkinë Berat.

Kumani gjithashtu njihet si një nga njerëzit më të afërt të ish-kryetarit të Bashkisë Berat, aktualisht kandidat për deputet. Pas takimit që kanë mbajtur ‘kokë më kokë’ me kryeministrin Rama, ata janë shprehur se ndihen të privilegjuar dhe të nderuar që janë bërë pjesë e Partisë Socialiste.

Po kështu kanë premtuar se do të bëjnë maksimumin e përpjekjeve gjatë fushatës, për të arritur objektivat elektorale, dhe që PS të marrë 6 mandate në qarkun Berat. Partia Socialiste kërkon një mandat të tretë, ndërsa opozita, e përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe disa parti të tjera të vogla, kërkojnë të marrin drejtimin e vendit.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *