Xhamat e errët të makinave, nis verifikimi/ Gonxhe: Dokumentet që duhen dorëzuar para 31 dhjetorit!

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka nisur një proces verifikimi të dosjeve të  mjeteve të pajisura me certifikatë për mbajtjen e xhamave të errëta në automjet. Në njoftim thuhet se dokumentacioni përkatës duke të paraqitet përmes Formularit të Deklarimit të Subjekteve brenda datës 31 dhjetor 2021. Ata që nuk respektojnë afatet do të hoqën nga lista e subjekteve të licencuara që ofrojnë shërbimin e errësimit të xhamave të autoveturave

Njoftimi

DPSHTRR, në kuadër të zbatimit sa më korrekt të kuadrit ligjor, ka nisur verifikimin e dosjeve të mjeteve që aktualisht janë të pajisur me certifikatë miratimi të errësimit të xhamave të autoveturave. Nga verifikimi ka rezultuar se nga subjektet, për të njëjtin shërbim, janë lëshuar certifikata ISO të prodhuesit të cilat kanë qenë afër afatit të përfundimit të vlefshmërisë, apo nuk kanë të pasqyruar siç duhet numrin e certifikimit sipas trupës akredituese që e ka lëshuar.

Sa më sipër, dokumentacioni përkatës (certifikata e errësimit të xhamave nga prodhuesi) duhet të përcillet përmes Formularit të Deklarimit të Subjekteve brenda datës 31 dhjetor 2021, në linkun: https://www.dpshtrr.al/promovo-biznesin-tend-subjekt-i…

Mosrespektimi i këtij afati, sjell heqjen nga lista e subjekteve të licencuara që ofrojnë shërbimin e errësimit të xhamave të autoveturave. Gjithashtu, është e rëndësishme që kjo certifikatë të përkojë me markën e filmit të deklaruar nga subjekti.

DPSHTRR ju bën me dije se praktika të tilla do të jenë objekt verifikimi nga Task Forca e Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale.

Për më shumë informacion për errësimin e xhamave vizitoni webin tonë: https://www.dpshtrr.al/mjete/erresimi-i-xhamave

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *