Angazhimi në ‘No vax’ apo kanabisi…? Cila ishte arsyeja që u arrestua në Itali ‘zonja e drogës’, shqiptarja ‘mike’ e Mateo Salvinit

Autoritetet italiane kanë vendosur në pranga 36-vjeçaren shqiptare Jona Mullaraj.

Ajo cilësohet nga mediat e vendit fqinj si “Zonja e drogës” dhe dyshohet se, kishte marrë përsipër ruajtjen e 450 kilogramëve drogë.

Ajo dyshohet se është tradhtuar nga bashkëpunëtori i saj 45-vjeçar, i cili ka lajmëruar policinë se, ka ndodhur një grabitje në një zonë të Milanos. Me të mbërritur atje, autoritetet kanë ndjerë erën e rëndë të drogës dhe kanë zhvilluar kontrollet në shtëpi, ku fillimisht, është gjetur një sasi prej 80 kg drogë.

foto galeri

Përfshirja e Mullaraj deri më tani është e paqartë, megjithatë autoritetet janë duke hetuar aktivitetin e saj. Vlen të përmendet gjithashtu, se gruaja punonte në fushën e ndërtimit si sipërmarrëse dhe njihej si një përkrahëse e partisë “Lega Nord”.

Po të shohësh llogarinë e saj në rrjete sociale, zbulohet se ajo publikonte foto me shumë politikanë të njohur, mes tyre, edhe Matteo Salvini.

Roje” e 450 kg drogë, arrestohet 36-vjeçarja shqiptare në Itali, lidhja me  politikanët - Abc News

Sakaq, Mullaraj ishte dhe skeptike ndaj vaksinës COVID-19 dhe sistematikisht në rrjete sociale, publikonte të dhëna e fakte që kundërshtonin aplikimin e vaksinës në popullatë.

foto galeri

Mbështetëse e Salvinit, arrestohet shqiptarja në Itali, kapet me 450 kg  kanabis – Dosja AL

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

/Burimi: Corriere della Sera/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *