Një burrë i veshur si një ninja sulmoi dhe plagosi dy police me shpatë në Cherbourg në Francë. Teksa njoftohet se emri dhe kombësia e tij nuk janë bërë të ditura Reuters shkruan se ngjarja ndodhi ditën e sotme.
Bëhet me dije se sulmi ndodhi rreth orës 15:45. pranë një karburanti të zinxhirit të supermarketeve “Leclerc”.
Sipas autoriteteve sulmi ishte i lidhur me një akt terrorizmin.
Autoritetet deklaruan se sulmuesi kishte vjedhur një veturë dhe kishte shkaktuar një aksident, pas së cilës ai sulmoi dy policet të cilat ishin thirrur në vendin e ngjarjes, duke plagosur njërën në fytyrë dhe tjetrën në mjekër. Sulmuesi që i veshur me të zeza në stilin e luftëtarëve tradicionalë japonezë është qëlluar tre herë nga policët dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
/Priza.al/