Marselo Brozoviç është komentuar një ditë më parë në ndeshjen e Interit ndaj Bolonjës, dhe kjo falë një tatuazhi që ai ka bërë së fundmi.
Mesfushori kroat ka spikatur falë ndryshimit të fundit. Një tatuazh i bërë në qafë nga futbollisti, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Ai ka gdhendur në qafë një emoji bombë. Ky tatuazh i veçantë, nuk ka kaluar pa u komentuar e bërë xhiron në internet.
Brozoviç ka dhënë provat se është i apasionuar pas tatuazheve. Në dorën e tij, ai ka një tjetër emoji, me një sy mbyllur dhe një të hapur.