Ai gjithmonë e ka mohuar kontaktit e afërt apo miqësinë e mundshme me ish-diktatorit Enver Hoxha, por ish-miq dhe ish-bashkëpunëtorë të tij sot në media, duket se i kanë bërë një “surprizë” të pakëndshme Doktorit.
Sot është publikuar një foto, ku ish-kryeministri Sali Berisha, shfaqet në shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha, sipas të dhënave në një festë zyrtare.
Fotoja e rrallë është publikuar në emisionin “Fiks Fare” në “TCH”, ku sillen, edhe disa deklarime të ish-kryeministrit. Gjatë një bisede me demokratët, Berisha e ka cilësuar ish-diktatorin Hoxha, si një “xhelatin e Ballkanit”.
“Deputeti socialist vendos në Facebook portretin e Enver Hoxhën. Në tërë historinë e tyre xhelat si Enver Hoxha, shqiptarët nuk kanë pasur”,- u shpreh dy ditë më parë ish-kryeministri Berisha.
Po ashtu, në emisionin “Opinion”, ai ka deklaruar se, nuk ka folur kurrë privatisht me ish-diktatorin Enver Hoxha. Ndërsa ka shtuar se, ka pasur miqësi me djalin e tij, Sokol Hoxhën dhe bashkëshorten e këtij të fundit, Liljanën.
Këto deklarata ish-kryeministri Berisha i ka thënë kohë më parë në një intervistë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.
Blendi Fevziu: A e ke takuar ndonjëherë personalisht Enver hoxhën?
Sali Berisha: Mund të kem kaluar kështu, por nuk e kam takuar personalisht. S’kam folur kurrë me të. Kam pasur një miqësi me Liljana Hoxhën dhe djalin e tij Sokol Hoxhën.
/Priza.al/