VIDEO/ Donaldi dhe Beatrix puthje dhe ‘martesë’, rrjeti ‘gëlon’ dhe pret shpjegim nga aktori

Donaldi dhe Beatrix, mbrëmjen e sotme, ndërsa qëndronin shtrirë në krevat kanë shkëmbyer puthjen e parë. Ka mjaftuar kjo puthje që ata të shkëmbejnë dhe të tjera në vazhdim. Gjatë lojës ku është improvizuar një dasmë jugu, Donaldi dhe Beatrix kanë qenë nusja dhe dhëndri.

Ndërsa po kërcenin bashkë me banorët e tjera, ata janë distancuar duke shkuar te bari, ku dhe kanë shkëmbyer puthjen e dytë. Kështu, ata konfirmojnë lidhjen e tyre që nuk është pritur aspak mirë nga shumica e publikut, pasi Donaldi ka hedhur pas krahëve historinë e dashurisë me moderatoren Bora Zemani.

 

Kujtojmë se një ditë para dasmës së organizuar nga produksioni, Beatrix dhe Donaldi u puthën në dhomën e gjumit. Ende nuk dihet çfarë do të ndodhë sot në prime, por rrjeti duket se është kundër kësaj marrëdhënie të re dhe kërkojnë që Donaldi t’i japë një shpjegim Borës e cila e takoi brenda shtëpisë së famshme të Shqipërisë.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *