Moti i keq/ Pezullohet sërish lundrimi i anijeve në Vlorë, trageti nga Italia 7 orë me vonesë

Përkeqësimi i motit i karakterizuar me reshje shiu dhe erë të fortë ka detyruar kapitenerinë të pezullojë sërish lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit në gjirin e Vlorës.

Era do të jetë në drejtimin jug-juglindje dhe jugperëndim në forcën 5-6bft 10-15m/s, ndërsa lartësia e dallgëve është 0.50-1.50 metër brenda gjirit të Vlorës dhe në forcën 7-8 bft / 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.50 metra jashtë gjirit të Vlorës.

Sipas kapitenerisë janë njoftuar të gjitha anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe janë marrë masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara për parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datës 03.12.2021.

Trageti i linjës me Italinë do të mbërrijë rreth 7 orë me vonesë për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit. Pritet që përmirësimi i situatës të jetë të shtunën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *