Ndërtimi i hotelit gjigant, kush janë dy inspektorët dhe 6 punëtorët e arrestuar në Elbasan

Dy inspektorë të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan janë arrestuar nga policia pasi kanë lejuar ndërtimin e një godinë 5000 m2, pa leje në zonën e mbrojtur në Llixha në Elbasan. Përkatësisht janë vënë në pranga të policisë për ‘ndërtim të paligjshëm’ shtetasit Donald Ziu, 28 vjeç dhe Alian Zabeli 34 vjeç. Ky i fundit i proceduar penalisht për abuzim me detyrën edhe pak javë më parë për shpërdorim detyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Llixha”. Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ndërtimeve pa leje, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Arrestohen në flagrancë për shpërdorim detyre, dy inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan dhe 6 shtetas që ndërtonin pa leje, një objekt me sipërfaqe 5000 metër katror, në zonën e mbrojtur në Llixha, Elbasan.

Shpallet në kërkim pronari i një hoteli në Lixha, për ndërtim të paligjshëm. Në vijim të operacionit policor të koduar Lixha, si rezultat i kontrollit të territorit për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Të arrestuarit janë:

– Donald Ziu, 28 vjeç dhe Alian Zabeli, 34 vjeç, me detyrë inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan, të dyshuar për veprën penale”Shpërdorimi i detyrës“;

– Indrit Çekrezi, 33 vjeç, Xhoi Pëllumbi, 23 vjeç, Kristo Gjyla, 35 vjeç, Albion Dedja, 39 vjeç, Shkëlqim Vlashi. 35 vjeç dhe Kledis Muça, 21 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Todi Puka, 64 vjeç, banues në Kuqan, Elbasan, pronar i një hoteli në Llixha, Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Gjatë hetimeve të kryera nga policia për një ndërtim pa leje me sipërfaqe rreth 5000 metër katror në zonën e Llixhave, Njësia Administartive Tregan, Elbasan, në pronësi të shtetasit T. P., është dyshuar për korrupsion nga punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që mbulojnë qarkun Elbasan, duke favorizuar një ndërtim pa leje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi T. P. ka ndërtuar një kompleks me sipërfaqe të madhe, në një zonë të mbrojtur, pa lejen e organeve kompetente.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga strukturat hetimore të DVP Elbasan, për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *