Nën masa të rrepta sigurie, pritet vendimi përfundimtar për bandën e Emiljano Shullazit

Sot do të merret vendimi për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e bandës së tij, të cilët akuzohen për një seri krimesh.

Procesi gjyqësor do të zhvillohet rreth orës 13:00 nën masa të rrepta sigurie. Mësohet se seanca do të zhvillohet pa praninë e të pandehurve dhe të avokatëve.

Seanca e fundit u zhvillua pa praninë e avokatëve të Shullazit, duke argumentuar se ata po sfidojnë drejtësinë.

Kujtojmë se në fund të muajit korrik, Shullazit iu shty edhe me një vit izolimi në regjimin ‘41 bis’. Në vitin 2018 Krimet e Rënda dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqja dhe Endit Zela si dhe Blerim Shullazin.

Për Shullazin u dha 14 vite burg, ndërsa ai bashkë me bandën e tij akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *