Reshjet e dendura të shiut në të gjithë vendin kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në shumë prej akseve rrugore. ARRSH shkruan se deri në këto momente nuk paraqiten probleme në akset nacionale apo me qarkullimin e mjeteve.
ARRSH ka edhe një apel për përdoruesit e rrugës, të cilët i fton të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, e të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.
Reagimi i plotë i ARRSH:
Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin pa sjellë probleme në akset nacionale dhe me qarkullimin e mjeteve. Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve në trup të rrugës. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.
/Priza.al/