Moti i keq dhe reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar problemet e para në qarkun e Korçës. Fshati Panarit është pa drita, pasi janë dëmtuar shtyllat e energjisë.
Punonjës të OSHEE-së ndodhen në terren për të bërë te mundur zgjidhjen e problemit, por sipas banorëve ndërhyrja është shumë e vështirë për shkak të terrenit të vështirë.
Panariti vijon të mbetet i izoluar prej 5 ditësh kur u regjistruan dhe reshjet intensive që arritën deri në 60 cm.
/Priza.al/