VIDEO/Gafa e portierit bëhet virale… kur të favorizon për golin

Një gafë e pafalshme e portierit, është bërë shkas që pala kundërshtare të shënonte një gol të merituar. Kjo situatë nuk ka ndodhur me skuadrat e huaja, por me atë shqiptare.
Ndeshja e Kategorisë Superiore ndërmjet Bylisit dhe Kastriotit, ka përfunduar me rezultatin 1-1. Një rezultat që i bën punë skuadrës së Krujës. Vetëm dy minuta loje janë kërkuar që Prodani të gjente golin e parë, pas një aksioni të bukur të Kastriotit.

Por për të rikthyer baraspeshën, ka menduar Hidi. Një gabim trashanik i portierit të krutanëve që ka kërkuar të driblojë Ntephen, por pa ia dalë dhe topi shkoi  në rrjetë. Bylisi ka qenë më kërkues për të gjetur fitoren, megjithëse nuk arritën dot ndaj Kastriotit që të merrnin më shumë se barazimi 1-1.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *