Moti i keq që ka përfshirë të gjithë territorin e vendit tonë, ka sjell probleme të shumta edhe në Qarkun e Shkodrës. Në lidhje me situatën ka folur edhe Prefektja e këtij qarku, Majlinda Angoni. Ajo thotë se jemi në situatën e emergjencave të stinës dimërore, teksa shton se reshjet e borës kanë mbuluar gjithë Qarkun e Shkodrës dhe ka pasur vështirësi në segmente të ndryshme, sidomos në aksin Bogë-Qafë Thore-Theth.
“Jemi në situatën e emergjencave dimërore që do të thotë institucioni ynë është pranë planifikimit për ndërhyrje. Situata e motit është që do të ketë reshje shumë dhe kemi pasur vështirësi në segmente të shumta rrugore. Këshillohet që qytetarët të marrin zinxhirë me vete kur i japin makinës sepse janmë temperaturat shumë të ulëta dhe ka ngrica. Shqetësuese në qarkun e Shkodrës janë zonat e thella dhe segmented rrugore atje. Për sa i përket situatës së reshjeve ka prurje te hidrocentralet dhe situata e lumenjve deri tani është nën kontroll dhe siç e theksova në fillim secila Bashki ka një plan për situatat emergjente. Është bërë një punë i mirë sepse është bërë një koordinim mes bashksië së Shkodrës dhe Bordit të kullimit, për hapjen e kanalave. Pastrimi i zonës, hotspote që kërkojnë ndërhyrje dhe shpresojmë që t;ia dalim përmes punës së intensifikuar”-u shpreh Angoni.
/Burimi: Fax News/