Sulm i madh ushtarak në fund të janarit? Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Moska po përgatitet…    

Rusia ka mobilizuar më shumë se 94000 trupa pranë kufirit ukrainas dhe mund të përgatitet për një sulm ushtarak në fund të janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur sot në parlament ministri ukrainas i Mbrojtjes, Alexei Reznikov, duke cituar burime të inteligjencës.

Reznikov vuri në dukje se, Ukraina nuk do të bënte asgjë për të provokuar situatën, por ishte e gatshme të luftonte nëse Rusia fillonte një sulm.

Ukraina dhe aleatët e saj të NATO-s, kanë dhënë alarmin për lëvizjen e forcave ruse pranë kufijve të Ukrainës këtë vit, duke ngritur shqetësimet se një konflikt i ndezur në Ukrainën lindore mund të kthehet në një luftë të hapur.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *