SPAK ka kërkuar 10 vite burg ‘kokën’ e grupit te Shijakut, Astrit Avdylin. Ai është arrestuar për dosjen 339 në kuadër të operacionit ”Vol-Vo 4” të laboratorit të heroinës në Brengosë të Hasit në 2018.
SPAK kërkon nga 9 vite burg për Jasin Avdylin dhe Denis Llaftiu me akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe shitje e prodhim narkotikësh. Nga 12 vite burg është kërkuar për të pandehurit Iskënder Sale dhe Xhemal Shala, me akuzat për grup i strukturuar kriminal dhe trafikim i narkotikëve 12 vite burg. Ndërkohë për të akuzuarin Fatos Llaftiu, i cili është i pandehur për moskallëzim krimi kërkon 3 vite burg
Astrit Avdyli u arrestua në vitin 2018 si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet ne Has por dosja mbeti pezull për një kohë të gjatë duke çuar në skadimin e afateve të paraburgimit. Gjatë hetimit rezultoi se Astrit Avdyli dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera Evropiane. Grupi i Avdylajve, akuzohet për grup kriminal, moskallëzim krimi dhe trafik të lëndëve narkotike.
/Priza.al/