Sipas një vlerësimi, Turkmenistani është shteti me internetin më të ngadaltë në botë. Përdoruesit e këtij rrjeti në shtetin e Azisë Qendrore duhet të presin gati një ditë të plotë për të shkarkuar një film.
Raporti i faqes “Cable.co.uk” për shpejtësinë botërore të internetit për vitin 2021 thotë se Turkmenistani, me shpejtësi të internetit prej vetëm 0.5. Mbps, është më i ngadalshmi nga 224 shtetet e analizuara. Me këtë shpejtësi, një film me ngarkesë prej 5 gigabajtësh mund të shkarkohet nga interneti për rreth 22 orë e 34 minuta.
Kjo shifër e vendos shtetin e izoluar aziatik edhe pas vendeve të rrënuara nga lufta si Jemeni, Somalia, Afganistani e Sudani Jugor, sipas këtij raporti, shkruan Free Europe.
Në Evropën Lindore, tri shtetet me internetin më të shpejtë në raport ishin Hungaria me 104.07 Mbps për sekondë, Rumania me 67.40 Mbps për sekondë dhe Sllovenia me 67.20 Mbps për sekondë.
“Ndonëse shtetet në fund të tabelës ende vuajnë nga shpejtësitë jashtëzakonisht të ulëta, shifrat e vitit 2021 tregojnë se gjendja është duke u përmirësuar”, thuhet në raport.
Siç pritej, raporti vlerësoi se internet shumë më të shpejtë kanë shtetet e zhvilluara të Evropës Perëndimore, shtetet skandinave, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Japonia e Singapori.
/Priza.al/