Qeveria shkarkon prefektin e Fierit, Baki Bala! Ja kush e zë vëndin e tij! (EMRI)

Në vend të tij është emëruar me propozim të ministrit të Brendshëm, shtetasi Lefter Shehaj. Në njoftimin e dhënë nga Kryeministria bëhet me dije se ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletroren zyrtare.

Ky ndryshim në radhët drejtuesve të prefekturave në vend është i treti, ku më herët janë zëvendësuar prefektët e Tiranës dhe Elbasanit.

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Z. Baki Bala, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Z. Lefter Shehaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *