Video/ Kënga e dedikuar nga Donaldi për Borën vihet në sfondin e shtëpisë së ‘BBV’, ja veprimi i papritur i Beatrix Ramosajt

‘Big Brother’ zgjedh që shpeshherë ti zgjojë nga gjumi banorët duke i vendosur muzikë me zë të lartë. Ishte pikërisht kënga që Donaldi Veshaj i ka kushtuar ish të dashurës së tij moderatores Bora Zemani, “Toxic Love”, që duket se e ka bezdisur të dashurën e tij të re tij Beatrix Ramosaj.

Teksa qëndronin të shtrirë në shtëpinë e Big Brother Vip, në sfond është dëgjuar kënga Toxic Love e Donaldit e kënduar nga Elgit Doda. Donaldi, i cili shfaqet edhe në videoklip, e ka pranuar edhe më herët që kënga “Toxic Love” është dedikim për Borën.

Ky moment nuk i ka pëlqyer aspak Beatrixit sepse menjëherë sa e ka dëgjuar këngën ajo mbulon kokën. Më pas vjen edhe reagimi i Donaldit që bënë të njëjtin veprim si këngëtarja.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *