Ky është momenti befasues kur një shofere adoleshente e cila në mënyrë të dëshpëruar tund dorën për të kërkuar ndihmë nga dritarja e mjetit të saj, pasi një kamion e tërhoqi makinën e saj përgjatë një autostrade të Çikagos.
Pamjet e regjistruara të martën rreth orës 11:40 nga një automobilist që udhëtonte në autostradë tregojnë retë e pluhurit që ngriheshin nga poshtë kamionit ndërsa ai udhëtonte përgjatë rrugës, duke tërhequr me vete një Honda Accord të zezë të vitit 2005.
Policia e Shtetit të Illinois më vonë tha se makina, e drejtuar nga 19-vjeçarja Laylisha Gardner, po përpiqej të ndryshonte korsinë kur u zhyt nën kamion. Në mënyrë të pabesueshme, askush nuk u lëndua në përplasjen dramatike.
Videoja tregon se si pjesa e përparme e makinës ishte rrafshuar dhe xhami i përparmë u thye me shoferen e re që në njëfarë mënyre e kishte shmangur shtypjen. Kamioni vazhdonte të ecte rrugës pavarësisht zhurmës së gomave që kërcisnin përgjatë autostradës.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/