‘Për’puthen’ i është kushtuar ditën e sotme Alvisës dhe Bashkimit, pasi marrëdhënies midis tyre tashmë duket se është bërë më e ngushtë dhe takimi i sotëm ishte mjaft romantik.
Alvisa ka zbuluar ditën e sotme atë anë të Bashkimit që askush nuk e njeh. Ajo ka treguar si reagon kur bëhet xheloz dhe për këtë iu referua rastit të fundit kur u kthye në program dhe u afrua me Samiun.
Alvisa: 2 orë flet dhe nuk pushon fare. Rasti i fundit është ai i videos. Një rast tjetër është kur u ktheva këtu dhe i dhashë dikujt më shumë muhabet sesa duhet. Unë vetëm e dëgjova dhe thashë Bashkim ti je?
Bashkim: Kur u kthye, e prisja që të ishte më e afërt me mua. E pashë që kishte ndejtur me njerëz të tjerë, vetëm me mua nuk ishte. E prisja të rrinte me mua.
Alvisa: Samiu ishte. Dy fjali i thashë, nuk bëra gjëra.
Bashkim: Sapo kishte ardhur, bënte aaa iii, sapo kishte ardhur.
/Priza.al/