Një 32 vjeçar, duke drejtuar një automjet tip ‘Benz’ është përplasur me një tjetër mjet dhe është larguar nga vendngjarja. Për pasojë është dëmtuar shtetasi F.K dhe pasagjerja në mjet, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
E gjitha është përsëritur duke përplasur edhe 3 mjete të tjera të parkuara. Ndërkohë që si pasojë e përplasjes së ndodhur, janë plagosur rëndë dy persona, të cilët ishin pasagjerë me të në makinë.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 20:20, tek shkolla “22 Tetori”, shtetasi A.T., 32 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet tjetër dhe është larguar nga vendi ngjarjes dhe në vendin e quajtur përballë “AZA Electronik”, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin F.K dhe me dy mjete të cilat ishin të parkuara”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtuesi i mjetit shtetasi A.T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/