Drejtori i gjimnazit “Babë Dudë Karbunara” Llazar Palla ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19. Për afro një muaj ai ka luftuar me virusin,por nuk ia doli mbanë.
Mësohet se 62-vjeçari u dërgua drejt Tiranës, ku ndenji i intubuar për rreth 1 muaj pasi ishte në gjendje të rënduar shëndetësore. Të shumta kanë qenë sot mesazhet e ngushëllimit të kolegëve, përfaqësuesve të pushtetit vendor, miqve dhe nxënësve të tij në rrjetet sociale.
Gjimnazi “Babë Dudë Karbunara” ka qenë një nga shkollat e mesme me numrin më të madh të të prekurve më Cocid-19 në Berat. Disa klasa kanë pasur më shumë se 10 nxënës të infektuar ndërsa ka patur edhe mësues që kanë rezultuar pozitiv, dhe mes tyre ka qëne edhe drejtori i këtij gjimnazi që sot humbi betejën me Covid-19.
/Priza.al/