Aplikimet për kreditë e buta, ja kriteret që duhet të plotësojnë familjet e reja për të përfituar strehim në Tiranë

Bashkia e Tiranës ka bërë rihapjen e programit të kredive të buta për familjarët dhe çiftet e reja që duan të blejnë shtëpi.

Me anë të këtij programi bëhet e mundur që edhe familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese.

Në njoftimin e Bashkisë thuhet se bazuar në Programin Social të Strehimit “Për Subvencionimin e interesave të kredisë njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar të paraqesin aplikimet e tyre (faza I) për “Programin Social të Strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë” pranë Njësive Administrative/Lagjeve nga data 06.12.2021 deri në datën 10.01.2022”.

Njoftimi i Bashkisë:

Programi Social i Strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë synon të mbështesë blerjen e shtëpive të para, me qëllim përmirësimin e kushteve të tyre të jetës.

Kriteret bazë për paraseIeksionimin e kërkesës së paraqitur nga individë/familjet e interesuara për të përfituar nga programi social i strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë”, do të jenë:

– individë të cilët në, momentin e paraqitjes së kërkesës kanë mbushur moshën 18 vjeç;

– familjet të cilat në momentin e paraqitjes së kërkesës nuk kanë pronësi një banesë;

– familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit;

– familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar në tabelën e mëposhtme.

Kredite E Buta

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *