Reforma e menaxhimit të ujit/ Ministrja Balluku me krerët e bashkive: Jini seriozë, miliona euro po shkojnë dëm

Menaxhimi i ujit të pijshëm në Qarkun e Durrësit duket se është bërë një nga problematikat më të rënda që po has ky qytet.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar sot një takim me kryebashkiakët e qarkut të Durrësit, ku ka diskutuar për reformën e ujit.  

Ajo tha se Durrësi është në një situatë specifike dhe kërkoi nga kryebashkiakët që situata të merret më seriozisht, ndërkohë që kishte edhe një kritikë për kryebashkiaken e Durrësit në lidhje me shpenzimin e madh te ujit në këtë institucion.

Fjala e Ballukut:

“Qarku i Durrësit është ndër qarqet më të mëdha. Numri i lidhjeve është 95.821.  Në Bashkinë e Durrësit 75.6% ka qenë mosarkëtimi në vitin 2020, ndërsa në vitin 2021 mbi 80%. Kemi një rritje të ujit të papaguar në Bashkinë Durrës me 5.15%.  Sa i përket Krujës është komplet një numër aspak i vërtetë.  88.3% në 2021 si normë arkëtime ndërkohë në verifikimet tona është pak mbi 43% .  Totali i papaguar për qytetin e Durrësit është mbi 70 milionë euro, ndërsa për Krujën është mbi 7 mln euro”, tha Balluku.

“Mendoni se harxhoni ju më shumë si institucion i Bashkisë Durrës apo në një hotel. Mund të ma sqaroni kryetare. 149 metra kub në muaj ndërkohë që një biznes privat si hotel vetëm 13 metra kub.  Është një situatë që kërkoj të merret seriozisht nga kryetarët e bashkisë. Kjo s’ka më lidhje me drejtorët e ndërmarrjeve. Unë e njoh dhe e kuptoj shumë mirë problematikën e Durrësit por duhet pasur kujdes”, tha ministrja.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *