U shua në moshën 81-vjeçare, kolegët dhe miqtë homazhe për aktoren Edi Luarasi

Aktorja e njohur shqiptare, “Nderi i Kombit” Edi Luarasi u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 81-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Miq, të afërm e kolegë kanë zhvilluar ditën e sotme homazhe në nder të saj, duke i dhënë lamtumirën e fundit artistes shqiptare. Artisti Bujar Kapexhiu ishte një prej tyre i cili u shpreh për mediat e pranishem se arti shqiptar humbi një yll.

Ajo e nisi që në moshën 16-vjeçare debutimin në skenë, në 1956, kur edhe këndonte bashkë me të motrën. Të dyja kishin krijuar dyshen “Motrat Mirdita”.

Më pas, e vendosur se i përkiste skenës, ajo u diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin (AP). Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj. Përveç dhjetra roleve në Teatër, në film ajo spikati me rolet: “Vitet e para”, «Gjurmët», dhe «Ngadhnjim mbi vdekjen». Ajo është nderuar me titullin “Artiste e merituar”, duke qenë gjithëmonë e veçanë me stilin e saj.

Pasi martohet me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasi, ajo u përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974, për arsye politike. E gjitha pasi regjisori futet në burg dhe dënohet 8 vjet për agjitacion e propagandë! Ndërsa Luarasi detyrohet që të shkojë dhe të punojë në një rrobaqepsi për të mbajtur familjen dhe për të siguruar të ardhura. Megjithëse 51 vjeçe, pas ardhjes së demokracisë, Edi Luarasi kthehet në skenë në dramën “Vizita e Damës plakë”. Interpretoi edhe në 1995 në dramën “Hekurat”, më vonë, me sukses në dramat “Cilindri”, “Streha e të harruarve”, etj. Por edhe pse ka interpretuar pak role në filmin artistik, është nderuar me titullin “Artiste e merituar”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *