Zgjedhja e presidentit në Kosovë/Dështon raundi i parë

Vjosa Osmani ka kaluar raundin e parë të votimeve në Kuvend, por dështoi të bëhej presidente e Kosovës. Pak çaste më parë, në Kuvendin e Kosovës përfundoi raundi i parë i votimit për president të vendit, ku në garë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Në seancë ku janë të pranishëm 84 deputetë, në votim kanë marrë pjesë 81 deputetë, duke bërë që të vazhdohet me raundin e dytë të votimit, pasi asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë 81 votat e nevojshme.

Pas zhvillimit të numërimit të fshehtë, Osmani ka marrë 69 vota, ndërsa 12 vota kanë rezultuar të pavlefshme. Nasuf Bejtja mori zero vota.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *