Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka/ Gjykata merr vendimin për dy të arrestuarit

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të arrestuarit e dyshuar si autorë të vrajes.

Bëhet fjalë Kristian Kelmendin dhe Marian Kolën, të cilët u ndaluan dy ditë më parë, ndërsa më vonë iu komunikua edhe arrestimi.

Të dy ata do të duhet të qendrojnë në qeli deri sa prokuroria të mbyllë dosjen hetimore dhe ta dërgojë për gjykim, e cila do të vendosë për fatin e mëtejshëm të tyre. Gjykata pasi shqyrtoi provat vendosi ‘arrest me burg’ me afat 30 ditë deri në shqyrtimin e kamerave të sigurisë të poligonit në Kosovë

Kush është shkaku i ngjarjes?

Sipas burimeve policore, Pashko Ujka, i ka shitur dy të arrestuarve, para pak vitesh një shtëpi. Ajo banesë në kohë kur jetonin familjarët e ish-deputetit është përfshirë nga një zjarr dhe aty ka humbur jetën një prej familjarëve dhe në këtë mënyrë ish-deputeti ka vendosur që ta shesë.

Blerësi është shtetasi Kristjan Kelmendi, i cili ka patur për ti dhënë një shumë prej 30 mijë eurosh ish-deputetit për ky i fundit, në atë kohë i ka thënë nuk i dua ato para duke qenë se aty ka humbur jetën një familjar. Pas kësaj historie, kohët e fundit viktima për shkak të problemeve ku dyshohet se është futur me borxhe të pashlyera ka telefonuar 20-vjeçarin i cili ndodhej në ai Itali duke i kërkuar që ti japë shumën prej 30 mijë eurosh. 20-vjeçari ka kundërshtuar duke thënë se ai është një bisedë e mbyllur mes tyre por sipas dyshimeve ish-deputeti i ka thënë se nëse nuk i kthen paratë në pak kohë do ti nxjerrë familjen jashtë nga shtëpia që i kishte shitur.

Palët kanë debatuar mes tyre dhe më pas 20-vjeçari Kelmendi dyshohet se ka ardhur nga Italia dhe ka ruajtur ish-deputetin duke e qëlluar mbrëmjen e 29 nëntorit afër banesës së tij në një lulishte pranë zonës së këmbimit valutor.

Personi tjetër i arrestuar, shtetasi Marjan Kola 53 vjeç i cili u kap duke ikur në doganën e Morinës drejt Kosovës dyshohet se është bashkëpunëtor i 20-vjeçarit në vrasjen e ish-deputetit

 /Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *