Urdhri i psikologut i ka drejtuar Ministrisë së Arsimit një shkresë zyrtare ku përcjell shqetësimin e psikologëve në shkolla të cilët ndihen të detyruar nga drejtuesit e institucioneve arsimore ku ata punojnë, që të shkojnë pranë organeve të drejtësisë me nxënësit që kanë pasur konflikte në ambientet mësimore.
Më tej në shkresë theksohet se këta punonjës duhet të ushtrojnë detyrën brenda territorit të institucionit arsimor sepse jashtë tij përbën tejkalim të kompetencave dhe shkelje të ligjit. Teksa për rastet konfliktuale të dhunës në shkolla ka një zinxhir raportimi duke nisur nga drejtoria e shkollës, zyra vendore arsimore shërbimi psiko social, njësia e mbrojtjes së fëmijëve e më pas policia e shtetit.
Eralba Zenelaj: Ne jemi një ekip që punojmë. Nuk mund të shihet psikologu si i vetmuar. Sepse është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me mësuesit kujdestar, prindërit apo shërbimin psikosocial.
/Priza.al/