Dështon raundi i dytë/ Vjosa Osmani nuk zgjidhet presidente e Kosovës

Raundi i parë i votimit për kreun e shtetit të Kosovës është mbyllur pa zgjedhur president. Në seancën parlamentare të së dielës që nisi në orën 17:00, u arrit kuorimi i nevojshëm pasi në votim morën pjesë 81 deputetë.

Vjosa Osmani që është pretendentja kryesore për presidente me mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk arriti të marrë numrin e mjaftueshëm të votave për t’u zgjedhur si kryetare e shtetit të Kosovës.

Edhe në raundin e dytë asnjë nga kandidatët, Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta nuk kanë marrë votat e mjaftueshme.

Në këtë raund votuan 82 deputetë. Ndryshe nga raundi i parë, në këtë raund Vjosa Osmani mori 2 vota më pak, 67.

Bejta mori 4 vota, ndërsa 11 vota ishin të pavlefshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *