Pas ngjarjeve të shpejta dhe të papritura që janë zhvilluar brenda shtëpisë së Big Brother Vip, ku Donald Veshaj tashmë ka nisur një lidhje me Betarix Ramosaj, reagimi i parë i Bora Zemanit është pritur me shumë kureshtje nga të gjithë fansat dhe ndjekësit e Big Brother.
Mbrëmjen e kaluar, ajo ka postuar në storyn e saj në Instagram një shkrim i cili duket qartë që nuk ka nota zemërimi ose hakmarrjeje. Ajo shkruan se Donaldi është njeri dhe mund të gabojë, ndaj edhe nuk duhet gjykuar, sharë apo dënuar.
Si ndodhi gjithë historia që pushtoi rrjetin?
Pas hyrje në Big Brother, Donaldi nuk ka lënë pa përmendur lidhjen e tij me Bora Zemanin, për të cilën edhe pse ishte ndarë e vlerësonte si më të rëndësishëm. Bora hyri në shtëpinë për të takuar shoqen e saj të ngushtë, Semin, por aty u takua dhe me Donaldin ku dhuruan edhe puthjen e famshme. Mirëpo në një kohë kur kjo u pa si një ribashkim, me ardhjen e Beatriksës në Big Brother, ndjenjat e Donaldit u trazuan më shumë se sa ishin dhe i shprehu asaj hapur pëlqimin, madje edhe dhuruan puthje brenda shtëpisë. Kjo bëri që i gjithë rrjeti të fliste për “tradhtinë”e Donaldit, për gabimin e Trikës që u fut mes një çifti dhe Borën që e cilësuan si më të lënduarën në të gjithë këtë histori.
/Priza.al/