Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot. Sipas njoftimit zyrtarë të policisë, 53-vjeçari me inicialet T.D., duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur për vdekje këmbësorin 67-vjeçar E.M., banues në qytetin e Tiranës.
Policia ka shoqëruar në komisariat shoferin ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/