‘Aventura’ e verës, vuri në pranga shqiptarin dhe kroatin/ Sulmuan dhe përdhunuan një turiste italiane në Kroaci  

Një i ri shqiptar dhe një kroat kanë rënë në pranga te policisë, pasi akuzohen se sulmuar e përdhunuar një vajzë italiane.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Herald Merollin, 31 vjeç dhe kroatin Miroslav Lukic, 29 vjeç. Ngjarja në fjalë ka ndodhur gjatë verës, kur vajza italiane ishte në Kroaci me pushime me vjehrrën e saj.

Kujtojmë se gjatë asaj kohe, një mbrëmje vajza nga Bassano, kishte dalë me kunatën dhe disa shoqe. Por, në momentin që ajo mbeti vetëm në një klub nate, shqiptari dhe kroati përfituan nga situata.

Pavarësisht se e reja tentoi të largohej nga agresorët me vrap, ata e ndoqën dhe e ndaluan në një rrugicë, ku dhe e përdhunuan. Tashmë, pas disa muajsh kërkime dhe hetime, u bë e mundur arrestimi i dy autorëve të dyshuar.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *