Aktori Donald Veshaj dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj janë pa dyshim dy ndër banorët më të komentuar të momentit në Big Brother VIP.
Ata janë komentuar për lidhjen që kanë krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ani pse Donaldi në fillim të këtij spektakli, kishte dhënë indikacione se dëshironte një rikthim me ish-të dashurën e tij, Bora Zemani.
Fansat e kësaj të fundit kanë ngelur të zhgënjyer nga gjestet e Donaldit, duke adresuar kritika të shumta ndaj tij në rrjetet sociale.
Madje një fans i Borës ka guxuar aq shumë sa është afruar pranë shtëpisë së Big Brother VIP, e cila gjendet shumë afër zyrave të Top Channel në Tiranë, duke bërtitur me të madhe me kritika ndaj Donaldit.
“O Donald, o maskara”, bërtet fansi ndërsa banorët të habitur pyesin se kush është dhe ai iu përgjigjet duke thënë se është fans i Borës.
“Jam fans i Borës, ke bërë gabimin më të madh”, bërtet fansi nga jashtë shtëpisë.
Në këto momente e vetmja që ka një përgjigje është Beniada, që i thotë: “E mirë, ik fli gjumë tani.”
Kujtojmë se një nga rregullat kryesore të Big Brother është që banorët të jenë totalisht të izoluar dhe të mos marrin informacione nga jashtë, dhe nuk dihet ende pse në këtë rast djali që pretendon se është fans i Borës ka thyer elementët e sigurisë.
Përndryshe, në spektaklin e së premtes, Beatrix i kërkoi falje publike Borës për arsye se ishte rrëmbyer nga zemra, gjersa nëna e saj, Antigona, i dërgoi një letër duke i dhënë bekimin e saj vetëm e vetëm nëse Donaldi i ka seriozisisht ndjenjat për të dhe nuk po bën lojë.
/Priza.al/