Protesta e një prifti të moshuar ra në qendër të vëmendjes së mbulimit ndërkombëtar të takimit të Papa Françeskut me Kryepeshkopin e Athinës dhe të gjithë Greqisë
Një video e shpërndarë gjerësisht përshkruan momentin kur Papa mbërrin në Kryedioqezën e Athinës dhe një prift ortodoks grek bërtet tre herë “Papë, ti je heretik!” përpara se të nënshtrohet nga policia.
Aty shihet një burrë me mjekër të gjatë e të bardhë, i veshur me të zeza – duke bërtitur në gjuhën greke para objektit, ku më pas ndërhyri policia për ta larguar. Sipas dëshmitarëve okularë, ai bërtiste aq shumë me qëllim që të mund ta dëgjoj Papa. E duket se ai u rrëzua derisa po e largonin policia, por e asistuan policët që të ngritet sërish në këmbë.
Pamjet vijuese tregojnë priftin duke rezistuar ndërsa u mor nga policia dhe më vonë i tha një polici: “Çfarë bëra? Unë thashë se Papa është heretik. Ai duhet të pendohet. Ai është i papranueshëm në Greqi”.
Incidenti ringjalli vëmendjen ndërkombëtare për hidhërimin ende ekzistues midis disa klerikëve në Greqi për homologët e tyre katolikë, dhe shikimin e katolicizmit si një “herezi”.
Marrëdhëniet midis kishave kanë qenë të vështira për shekuj, pas ndarjes së krishterimit të atëhershëm në vitin 1054 në kishat katolike romake dhe ortodokse lindore, të njohura si Skizma e Madhe.
/Burimi: Neoskosmos/ Përshtati: Priza.al/