Fotoja e tij në dukje humoristike me familjen ku që të gjithë kanë pozuar të armatosur me armë luftarake, edhe pse ka pasur për qëllim krijimin e një situate gazmore, tashmë ka bërë xhiron e mediave të botës.
Ajo është bërë virale dhe ka marrë miliona shikime dhe komente, në një kohë që shumë persona e kanë komentuar këtë pozë “familjare” të kongresmenit republikan, Thomas Massie, në SHBA, si një mesazh të qartë për qeverinë “Biden”.
Fotoja ka ndezur zemërim në të gjithë Amerikën të liberalëve dhe demokratëve, për shkak të një postimi që ka bërë pikërisht vet politikani republikan në “Twitter”.
“Indipendent” shkruante se, ai ka postuar një foto të familjes së tij, duke mbajtur armë në dorë për Krishtlindje, vetëm disa ditë pasi katër studentë u vranë nga një sulm me të shtëna armësh në një shkollë në Michigan.
Kongresmeni nga Kentaki, ndau portretin e familjes për miqtë e tij, së bashku me mbishkrimin: “Gëzuar Krishtlindjet! P.s. Santa, të lutem sill municion”.
Por republikani u përball me një reagim të menjëhershëm për postimin e tij në mediat sociale, që erdhi vetëm katër ditë pasi i armatosuri i dyshuar adoleshent Ethan Crumbley, hapi zjarr në shkollën e tij të mesme në Michigan.
Megjithatë janë të shumtë amerikanët që posedojnë armë në shtëpitë e tyre dhe mendojnë një soj si kongresmeni, në një kohë që shumë komentatorë e kanë konsideruar foton si një mesazh që i bëhet qeverisë federale dhe Shtëpisë së Bardhë: “Do të keni një 2022-sh jo të qetë…!”.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/