Video/ Bullizoi bashkëmoshataren në shkollë, pora ajo e ‘sakaton’! Pendohet keq i riu në Kaliforni

Dhuna nëpër shkolla është problem global. Sulmuesit zakonisht sulmojnë “më të dobëtit” për të fituar reputacionin e të fortit.

Por një video e postuar në rrjete sociale që është bërë virale, shihet një i ri duke sulmuar një vajzë, por që shpejtë pendohet për këtë veprim. Videoja është filmuar në një shkollë të mesme në Sonoma Valley të Kalifornisë, dhe shfaq momentin kur një vajzë rrah brutalisht të riun që tenton ta keqtrajtojë.

Ajo tash e gjashtë vite praktikon artet e përziera marciale MMA, duke vendosur kështu t’i thotë mjaft keqtrajtimit dhe të reagojë në mënyrën e “duhur”. U ballafaqua me sulmuesin i cili e fyente, shante dhe i hodhi shishen me ujë në fytyrë – por aty mbaroi gjithçka. Ajo iu kundërvu duke e përplasur për tokë dhe e goditur me gjunjë në fytyrë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *