Sherr me thika e grushte në Tiranë/ Dy plagosje brenda një kohe të shkurtër

Një ditë më parë, dy plagosje brenda një harku të shkurtër kohor janë shënuar në Tiranë. Policia njofton se në zonën e ish-Stacionit të Trenit, është plagosur me thikë një shtetas me inicialet E.K. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, ku persona ende të paidentifikuar pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. K. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e bluzave të bardha. Rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 19:15, në bulevardin “Migjeni”. Persona ende të paidentifikuar kanë goditur me grushta shtetasin B. K., dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Tiranë/Informacione paraprake

Rreth orës 18:50, tek Ish Stacioni i Trenit, në afërsi të një lokali, persona ende të paidentifikuar pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 19:15, në bulevardin “Migjeni”, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me grushta shtetasin B. K., dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarje si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *