Prezantuesi i njohur i festivalit “Sanremo” dhe po ashtu producenti i tij, Amadeus, ka bërë publike mbrëmjen e sotme listën e këngëtarëve që do të konkurrojnë në festivalin e përvitshëm italian.
Ky festival ndiqet çdo vit me interes të madh edhe në Shqipëri, ndaj e dimë që jeni kuriozë për emrat pjesëmarrës këtë vit.
- Elisa
- Dargen D’Amico
- Gianni Morandi
- Ditonellapiaga con Donatella Rettore
- Highsnob e Hu
- Noemi
- Le Vibrazioni
- Sangiovanni
- Massimo Ranieri
- La Rappresentante di Lista
- Ana Mena
- Emma
- Achille Lauro
- Michele Bravi
- Iva Zaniçhi
- Fabrizio Moro
- Mahmood e Blanco
- Rkomi
- Giusy Ferreri
- Irama
- Giovanni Truppi
- Aka 7even
Gjashtë ish-pjesëmarrës të “Eurovizionit” janë në mesin e artistëve që konkurrojnë. Iva Zanicchi konkurroi në 1969, Gianni Morandi në 1970, Massimo Ranieri konkurroi në 1971 dhe 1973.
Emma përfaqësoi Italinë në 2014, Fabrizio Moro në 2018 dhe Mahmood në 2019.
Festivali do të zhvillohet në javën e parë të shkurtit nga data 1 deri në 5. Njëzet e dy artistët e shpallur këtë mbrëmje do të shfaqen si pjesë e Sanremo Giovani më 15 dhjetor.
Artisti që do të fitojë këtë edicion, do të ketë mundësinë të përfaqësojë Italinë në “Eurovision”. Është mësuar se prezantuesit e “Sanremos” nuk do të jenë të njëjtë me prezantuesit e garës së ardhshme të Këngës së “Eurovizionit 2022”, të cilin po e organizon televizioni ‘Rai’.