Duket se Sali Berisha po bën çdo përpjekje për të shkuar në SHBA. Edhe pse vetë nuk shkel dot pasi është shpallur ‘non grata’, ai bën çmos që ‘Foltorja’ të kalojë oqeanin, qoftë edhe vetëm virtualisht.
Pas përplasjeve të shumta me Amabsadoren Yuri Kim, duket se Berisha ka gjetur një mënyrë për të zbutur disi marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur ‘Foltoren’ e tij lëvizje pro-amerikane.
Sipas Berishës, Rama ia doli të marrë peng opozitën, duke e shndërruar atë në fasadë. Ish-kreu i PD u shpreh se vështirësitë ne levizjen qe ai po ndermerr nuk mungojnë, por nga ana tjetër, ai deklaroi se ky është një revolucion paqësor dhe i pandalshëm.
“Jemi në rrugën e duhur, në 11 dhjetor ne rithemelojmë de facto PD, e cila u largua nga këto vlera. Më 11 dhjetor ne ngremë përsëri në Tiranë, ne ngremë monumentin e pluralizmit politik. Ne i japim vendit opozitën e vërtetë kundrejt asaj të kapur peng nga narkoqeveria. Ata që themeluan PD në 1990, e dinë mirë përpjekjen e Ramiz Alisë në atë kohë për të penguar atë themelim. Por duhet të jemi të hapur, pas themelimit të saj e pranuan zhvillimin dhe zhvillimet e mëpasme. Kështu që PD i priu revolucionit të rrëzimit të sistemit komunist.
Keni dëgjuar këto kohë të flitet nga peng-kryetari se kjo lëvizje është anti-amerikane, se kjo lëvizje është kundër SHBA. Ju garantoj se kjo është lëvizja më pro amerikane që nga dhjetori 90’ e deri më sot. Realiteti është se ne po bëjmë gjithçka që norma dhe standarde që e kanë bërë Amerikanë mrekullinë, t’i vendosim edhe në Shqipëri. Kjo është një lëvizje pro-Amerikës, pro botës së lirë. Kjo është një lëvizje kundër një regjimi, dhe klikave. E vërteta është se me 14 maj unë jam shpallur non grata nga sekretari i shtetit Antony Blinken. Por i kam dërguar një letër atij ku i them se jeni keqinformuar nga lobimi korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës”, u shpreh Berisha.
Edi Rama i cili shfaq trashëgimin e tij barbare ia doli të marrë peng opozitën në krimin më të shëmtuar politik të kohërave. Ia doli ta shndërrojë atë në fasadë, për shkak se kryetari i saj kalon në 8 vite nga disfata në disfatë, e lejoi veten të implikojë në afera që kurrë një njeri i përgjegjshëm nuk do ja lejonte.
Ja sepse 11 dhjetori është rithemelimi i PD dhe pluralizmit politik në Shqipëri. Vështirësitë nuk mungojnë, por nga ana tjetër ky është një revolucion paqësor dhe i pandalshëm. Dua tu them këtu në emër tuaj, mjerë ata që duan ta ndalojnë këtë përpjekje të shqiptarëve. Nuk ka asgjë të mposhtin njerëzit për liritë e tyre, të vendosur për fitoren e kauzës së tyre të drejtë.
Keni dëgjuar se kjo lëvizje është antiamerikane dhe kundër SHBA-ve. Unë ju garantoj se kjo është lëvizja me proamerikane që nga 1990 dhe deri më sot”, tha nder te tjera Berisha.
/Priza.al/