Moti i keq dhe me reshje të dendura shiu ka sjellë përmbytje në disa rrugë në qytetin e Durrësit. Prani të madhe uji ka në rrugët pranë stadiumit dhe tek rruga që të çon në zonën e Currilave. Kjo situatë ka shkaktuar vështirëso në qarkullimin e mjeteve dhe të qytetarëve.
E njëjta situatë paraqitet edhe në qytetin e Lezhës. Që prej mbrëmjes së të dielës qyteti është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat kanë nisur që të krijojnë problemet e para. Reshjet e dendura kanë sjellë edhe shtim të prurjeve në lumenjtë Drin dhe Mat.
Moti i me reshje shiu ka sjellë probleme dhe në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra, ku sipas raportimeve janë në errësirë që prej mbrëmjes së kaluar.
/Priza.al/