Berisha: Basha meriton të quhet ‘Lulzim Boshi’, tradhtar i demokracisë dhe pluralizmit

Në 31-vjetorin e Ditës së Rinisë, ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar homazhe në bustin e Azem Hajdarit.

Ndërsa bëri një historik të ngjarjeve që pasuan lëvizjen e dhjetorit, Berisha sulmoi kreun aktual të Partisë Demokratike, duke e quajtur atë tradhtar të demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri.

“Në pushtet erdhën ata që u përmbysën me votën e lirë më 22 mars ‘92. Erdhi Edi Rama, i cili në dhjetor të ‘90 sapo filloi lëvizja studentore ia mbathi në Korfuz dhe u kthye pasi përfundoi çdo gjë. Në këto 8 vite ai me lidhjet me krimin, me nostalgjinë e modelit të etërve të tij zhbëri në mënyrë kriminale arritjet e mëdha të njëpasnjëshme, jetësore të shqiptarëve, në këto 8 vite koha jo vetëm që ndaloi por ajo bëri dhe prapaktheu.

Në këto 8 vite PD demokratët në mbarë Shqipërinë derdhën lumenj djerse, sakrificash të jashtëzakonshme, por mjerisht ata kaluan nga një humbje në tjetrën jo për shkak të tyre, por krejtësisht për shkak të njeriut i cili pas 8 vitesh meriton të quhet “Lulzim Boshi” ose peng kryetari. Në këto vite shqiptarët u larguan nga Shqipëria njëlloj si në vitin ‘91. Regjimi në pushtet vriste shpresën, Shqipëria një vend i bekuar në pasuritë e saj përrallore, në potencialet e saj në inteligjencën e njerëzve të saj u bë vendi i shpresës së munguar, dëshpërimit e pesimizmit të qytetarëve të saj, vendi ku për pjesën e tyre të madhe alternativë e vetme mbeti largimi nga Shqipëria. Por të gjitha këto erdhën se në 8 vite PD pushoi së qenuri ajo që ishte.

Drejtuesi i saj preu një nga një kolonat mbi të cilat ishte ngritur, parimet e idealet mbi të cilat qëndronte. Nëse sot themi se Rama është armiku më i egër i pluralizmit e demokracisë në Shqipëri, Lulzim  Basha është tradhtari më i madh i tyre. Por Basha nuk mund të marrë peng idealet e dhjetorit”, tha Berisha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *