Kanë mbetur vetëm 90 minuta për t’u luajtur në grupet E, F, G, H për të përfunduar fazes e ndeshjeve në grupe të Champions League, vendimtare për të kompletuar tablonë e skuadrave të kualifikuara për në fazën e 1/16-ve. Për momentin janë përcaktuar 12 skuadra, përfshirë edhe Interin (si i dyti) dhe Juventusin, që do të luajë për vendin e parë. Milani ka mbetur jashtë çdo gjëje, ndërsa Atalanta ka në dorë fatin e vet. Barcelona rrezikon dhe ka gjasa të përjashtohet nga emrat e mëdhenj. Interi njeh pothuajse të gjithë kundërshtarët e mundshëm: Manchester City, Liverpool, Ajax, Bayern Munich dhe Manchester United.
GRUPI ‘A’: Manchester City 12 pikë (kualifikuar si i pari), PSG 11 (kualifikuar), Leipzig 7 (në Europa League) dhe Bruges 4.
GRUPI ‘C’: Ajax 18 pikë (kualifikuar si i pari), Sporting Lisbonë 9 (kualifikuar), Borussia Dortmund 9 (në Europa League), Besiktas 0.
GRUPI ‘E’: Bayern Munich 15 pikë (kualifikuar si i pari), Barcelona 7, Benfica 5, Dynamo Kiev 1 (eliminuar). Ndeshja e fundit në grup: Bayern-Barcelona dhe Benfica-Dinamo Kiev. Në rast të pikëve të barabarta, Benfica ka epërsi ndaj Barcelonës në ndeshjet direkte (3-0 dhe 0-0).
GRUPI ‘F’: Manchester United 10 pikë (kualifikuar si i pari), Villarreal 7, Atalanta 6, Young Boys 4. Ndeshja e fundit në grup: Atalanta-Villarreal dhe Manchester United-Young Boys. Atalanta në rast barazimi me spanjollët dhe fitoreje të Young Boys, do të kalojë në Europa League ku përballjet direkte janë 1-0 dhe 3-3.
GRUPI ‘G’: Gjithçka e hapur, Lille 8 pikë, Salzburg 7, Sevilla 6, Wolfsburg 5 pikë. Ndeshjet e fundit në grup: Wolfsburg-Lille dhe Salzburg-Seville. Lille kualifikohet në rast fitoreje apo barazimi (por edhe me ‘KO’ dhe barazim në Salzburg-Sevilje). Edhe Salzburg kualifikohet në rast fitoreje apo barazimi. Sevilla në rast fitoreje (me barazim dhe mosfitore të Wolfsburgut shkon në Europa League). Wolfsburg nëse fiton (në rast të barazimit në pikë me Salzburgun, është në epërsi në ndeshjet ballë për ballë: 1-3 dhe 2-1).
GRUPI ‘H’: Chelsea 12 pikë (i kualifikuar), Juventus 12 (i kualifikuar), Zenit St. Petersburg (në Europa League) 4, Malmo 1. Ndeshja e fundit në grup: Zenit-Chelsea dhe Juventus-Malmo. Juve renditet i pari nëse bën një rezultat më të mirë se Chelsea, ndërsa me pikë të barabarta do të ishte i dyti për ndeshjet direkte (1-1 dhe 0-4).
/Priza.al/