Mbrëmjen e djeshme vëllai binjak i Donaldit, Romeo u fut në Big Brother për t’i dhënë disa këshilla vëllait të tij. Një ndjekëse i ka shkruar Arbana Osmanit, në komentet e një fotoje të saj, nga spektakli, se ai po vendoset në kushte të pabarabarta me banorët pasi po surprizohet shumë shpesh nga familjarët.

“Një pyetje: Futja e Romeos për t’i dhënë mesazh është? Përse u dashka gjithë ky suport ndaj tij, vendosni banorët në kushte të barabarta, sepse është i vetmi që ka marrë disa sinjale ose mesazhe…”, shkruan ndjekësja.

Mirëpo Arbana, i ka kthyer një përgjigje shkurt dhe prerë.

“Një përgjigje: Këtu nuk komentohet Big Brother”, shkruan moderatorja, që mesa duket nuk preferon aspak të komentojë ngjarjet në shtëpi.

Italians "crazy" after Arbana Osmani, want presenter in Italy for "Grande  Fratello" - POLITIKOFF

/Priza.al/