Këto javë është folur gjatë në media për ndarjen që bëri bujë, ajo e kopozitorit Shpëtim Saraçit me këngëtaren Mira konçi.
Të vendosur për të arritur në këtë përundim ato kanë dhënë dhe mendimet e tyre për njëri tjetrin ku dhe nuk kanë munguar dhe krahasimet.
Mirëpo pas lajmit të bujshmë të ndarjes, Mira ka vendosur të rikthehet në muzikë. Ajo dhe kitaristi Faton Macula kanë sjellë një version të veçantë të këngës së grupit ‘Gjurmët’, ‘Era’. Këngëtarja gjithashtu ka marrë një pamje tjetër, ndryshe nga ç’jemi mësuar.
Katër vite më parë, ajo dhe Shpëtimi u shpërngulën me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por teksa Mira Konçi dhe e bija vazhdojnë të qëndrojnë atje, kompozitori Saraçi është kthyer në Shqipëri, ndërsa ende nuk dihet ku po qëndron i biri. Mira nuk e ka bërë me dije se ku po jeton aktualisht i biri pasi ka zgjedhur të mos flasë për këtë pjesë ku dhe ka treguar vetëm pjesën që po jeton me vajzën e saj në SHBA.
/Priiza.al/