Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha, ka përcjellë komentin e tij lidhur me atentatin e djeshëm në Shkodër. Ai është i mendimit se kjo ngjarje nuk ka lidhje me ato që media e përdor “si i forti i Shkodrës”.
Bardhok Pllanaj lëvizte i vetëm në makinën e tij tip “Range Rover” ngjyrë e zezë , ku pas atentatit makina ka lëvizur në gjendje të lirë dhe është përplasur me oborrin e një biznesi anash rrugës.
Autorët e kanë ndjekur prej ditësh viktimën, ndërsa edhe para krimit e kanë mbajtur nën survejim, ku më pas e kanë ndjekur dhe e kanë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi. Pista kryesore që po hetohet nga grupi hetimor është hakmarrja, nisur nga dënimet dhe problemet në të shkuarën.
Statusi
Me 1 dhjetor 2020, media shkroi, se u vra “i forti” i Shkodres.
Sot ne mbremje, serish media shkroi, se u vra “kumbari” i Shkodres…
Sa here duhet ta shkruaj?!
Kolege, korrigjoni titullin, historia i ka dhene te drejte, batutes:
Shkodra, nuk ka njisha….
Edhe pas vrasjes se radhes, e njejta gje do te shkruhet…
Por serish, Shkodra, nuk do te kete njisha…