Një qytetar nga Tirana i është drejtuar emisionit “Stop” në Tv Klan për të denoncuar dy avokatët Ndue Gjelaj dhe Miranda Sinanaj, pasi i mbajnë peng dosjen. E gjithë historia ka nisur në vitin 2021, kur qytetari i mori ata si përfaqësues ligjorë për rastin e një aksidenti. Ai doli i
Për këtë mbrojtje ligjore, avokatët kërkuan 20% të shumës që do të merrej. Nga aksidenti qytetari mori rreth 2 milionë Lekë të vjetra dhe 8 milionë të tjera të vjetra nga kompania për sigurimin e shëndetit.
“Jam një qytetar nga Tirana. Denoncoj veprimet e dy avokatëve Ndue Gjelaj dhe Miranda Sinanaj, pasi më mbajnë dosjen peng. E gjithë historia fillon në datën 5.6.2021 kur unë i kam marrë për përfaqësim ligjor me anë të një prokure për rastin e një aksidenti rrugor të ndodhur në datën 4.5.2021 dhe unë rezultova i pafajshëm. Më kanë përfaqësuar dy herë në Prokurori, sepse çështja nuk kishte nevojë të shkonte në gjykatë. Nuk kisha bërë asnjë kontratë, vetëm kisha rënë dakord në fund të përfaqësimit 20% të shumës që ta marri avokati vetëm gojarisht e pashkruar në kontratë. Kam tërhequr dëmshpërblimin nga kompania e sigurimeve për vlerën e mjetit 1 milionë e 950 mijë Lekë të vjetra. Ata më kërkuan 3 mijë Euro. Kisha edhe siguracionin shëndetësor. Për shkak të dëmtimeve jam paguar në vlerën 8 milionë Lekë të vjetra. Më kërkuan për të shkuar për të bërë para noterit një kontratë noteriale. Me gojë më thanë 20%, pastaj kur shkova te noteri ishte 50%. Edhe nuk e firmosa. Unë nuk isha dakord për këtë vlerë”, thotë denoncuesi.
“I kam çuar dy herë njoftim me postë. Përgjigjia jam me pushime. Edhe tjetra pas 10 ditësh, prapë me pushime. Ndërkohë që ka kryer veprime të tjera përfaqësimi, padi në gjykatë. Më ka bërë padi në Gjykatën e Kurbinit për dëmshpërblim në vlerën 3 mijë Euro për ndihmë juridike. U vendos rrëzimi i kërkesës së palës paditëse Ndue Gjelaj dhe Miranda Sinanaj për sigurimin e padisë nëpërmjet vendosjes së sekuestros konservative të pasurisë së të paditurve, kërkesë e pabazuar në ligj e në prova. Shpenzimet gjyqësore lidhur me kërkesën e padisë i ngarkohen palës paditëse. Bën një kërkesë padi tjetër. Prapë për dëmshpërblimin 3 mijë Euro. Ta shkojmë çfarë do të vendosë gjykata. E gjithë kjo zallamahi fillon pas revokimit të prokurës. Avokatët e mi nuk e pranojnë revokimin e prokurës, nuk e njohin atë pavarësisht shkresave që unë u kam dorëzuar me postë për revokimin e prokurës. Është paraqitur me përfaqësim pa tagër me të njëjtën prokurë të cilën unë e kam revokuar më datë 9.8.2021 në kompaninë e sigurimeve. Kompania e sigurimeve i ka kthyer një përgjigje më datë 27.8.2021 ku nuk e njeh si përfaqësues ligjor timin dhe i thotë për të vazhduar komunikimin me qytetarin duhet të paraqisni një prokurë tjetër të posaçme ku të keni të drejta përfaqësimi. Për këtë arsye ata mbajnë peng dokumentacionin. Kërkoj nga Stop dosjen time”, shprehet qytetari denoncues.
Në një komunikim me gazetaren e “Stop”, avokati Ndue Gjelaj shprehet se do paratë pasi aq e ka pazarin. Po kështu dosjen nuk ka ndërmend ta dorëzojë.
Avokati Ndue Gjelaj: Unë, aq m’kushton shërbimi mu! Edhe kam pre faturën dhe ia kam deklaru tatimeve. Kaq! S’ka nevojë të kem kontratë! Kaq m’kushton mu shërbimi.
Ndërsa gazetares së Stop i përgjigjet me ironi nëse po bën avokaten e qytetarit denoncues.
Avokati Ndue Gjelaj: Tani, ti po ban avokatin e qytetarit, apo si është puna? Ku hyn ti? Më fal, ku hyn ti në këtë punë? A jemi në gjykatë? Të lutem a jemi në gjykatë ne? Se ç’a bëj unë, e zgjidh gjykata, moj zonjë! Më lër në punën time dhe mos më shqetëso! Dakord? Hajde! Mos m’shqetëso! Shko e merri atje n’ gjykatë dokumentet edhe bëj c’të duash me qytetarin dhe c’të duash ti! Shko merri në gjykatë! Çoji faturën edhe bëhu avokati i qytetarit! Ok, hajde!
/Burimi: Tv Klan/