Një 46-vjeçare ka ndërruar jetë një ditë pasi kishte marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Pogradecit. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gruaja ishte larguar për në shtëpi kur kishte dalë nga spitali, por ka ndërruar jetë më pas. Nuk dihet ende se nga çfarë vuante zonja në fjalë apo rrethanat në të cilat ajo ka ndërruar jetë.
Më datë 08.12.2021, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, ka gjetur vdekjen, shtetasja A. H., 46 vjeçe, e cila më parë ishte paraqitur në Spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
/Priza.al/